Maqedoni
112 shoferë të sanksionuar në Shkup, 38 për tejkalim të shpejtësisë
19.11.2021 09:15
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 112 gjoba...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 112 gjoba.
Tridhjet e tetë gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë gjoba për kalim të automjeteve në semafor të kuq, dy për drejtim nën ndikim twi alkoolit, 24 masa për parkim të paligjshëm, dy për automjete të paregjistruara, 10 për përdorim tw celularit gjatw vozitjes, tre për foli të integruara të pa kontrolluara (xhama të ersuar), dy masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
