Botë
Rekord infektimesh me Covid-19, Gjermania ”mbyllet” për të pavaksinuarit
19.11.2021 11:58
Vetëm dy muaj para Krishtlindjes, Gjermania përgatitet të kufizojë ndjeshëm jetën publike...

Vetëm dy muaj para Krishtlindjes, Gjermania përgatitet të kufizojë ndjeshëm jetën publike të personave të pavaksinuar, mes rritjes se pandalshme të infektimeve me Covid-19.
Kancelarja Angela Merkel tha se në rajonet ku pacientët me Covid në spitale, janë 3 në 100 mijë banorë, vetëm personat e vaksinuar apo të shëruar nga koronavirusi do të jenë në gjendje të hyjnë në ambientet e mbyllura publike të tilla si restorantet dhe sallat e koncerteve. Shumica e rajoneve e kanë kaluar këtë prag.Sipas rregullave të reja, personave të vaksinuar do t’u kërkohet edhe një test negative në ambientet që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së virusit.
Në kafenetë dhe restorantet e Berlinit nisën të shfaqet shenjat që sinjalizojnë të ashtuquajturat rregulla 2G, ku nuk është më e mjaftueshme të tregosh një test negative.Saksonia, rajoni i goditur më rëndë nga vala e 4, po planifikon mbylljen e kinemave, sallave të koncerteve dhe stadiumet. Mbi 65 mijë raste u shënuan në të gjithë Gjermaninë në 24 orët e fundit, shifra më të larta që prej shpërthimit të pandemisë.
