Maqedoni
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele: Do trajnojë të rinjtë për të ngritur arsimimin mediatik
19.11.2021 14:48
Prej 22 deri më 29 nëntor Agjencia për Shëbrime Audio dhe Audiovizuele do t’i organizojë ditët e arsimimit mediatik për fëmijët dhe të rinjtë....

Prej 22 deri më 29 nëntor Agjencia për Shëbrime Audio dhe Audiovizuele do t’i organizojë ditët e arsimimit mediatik për fëmijët dhe të rinjtë. Për këtë rast janë parashikuar të organizohen shumë debate, webinare, trajnime, ligjerime dhe prezantime me të cilën do të kontribuohet më shumë për të ngritur arsimimin mediatik fillimisht i të rinjëve, por dhe të tjerëve në përgjethësi.
“Nën moton Virtuale apo reale, rregullat janë të njejta, të jemi të arsimuar mediatikisht”. Ditët e arsimit mediatik ua kemi kushtuar fëmijëve dhe të rinjëve. Një tematik e këtillë mediatik ka ardhur si rezultat i inkorporimit zyrtar të arimimit mediatik në procesin edukativo-arsimor në arsimin fillor me çka bashkërisht menduam se do të kontribuojmë për avancimin e arsimimit mediatik për të gjtihë qytetarët.”, tha Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA-së.
Qëllimi i ditëve të arsimimit mediatik është që të rinjët të mësojnë të mos u besojnë burimeve të panjohura dhe të paverifikuara të informacionit. Të arrijnë të dallojnë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë e trilluar. Të sillën me respekt dhe vëmendje të plotë në rrjetet socaile. Të mbrojnë privatësinë e tyre dhe të tjerëve për rreth në rrjetet sociale, si dhe të mendojnë mirë para se të thonë ose shkruan diçka në në mënyrë publike. Rrjeti për arsimim mediatik numron 63 anëtare, në mesin e tyre është edhe RTVM. Ky është viti i tretë me rradh që Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizule organizon dhe mbështet finansiarisht fushatën e arsimimit mediatik. Video spoti i fushatës është përkther në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht.
REXHEP QAMILI
