Gjykata e Strasburgut: “Hamasi” nuk është organizatë terroriste

17.12.2014 14:15

Gjykata e përgjithshme e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, ka anuluar vendimin e bllokut për ta mbajtur “Hamasin” në listën e grupeve terroriste...

Sipas gjykatës, lëvizja e BE-së nuk mbështetej në shqyrtimin e veprimeve të lëvizjes islamike, por në fajësimin e kësaj të fundit në bazë të informacioneve të marra nga shtypi dhe interneti. Ngrirja e fondeve të “Hamasit”, megjithatë, do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

“Hamasi”, i themeluar në 1987-n, fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006 dhe forcoi kontrollin e tij mbi Gazën, pas përmbysjes së rivalëve të Fatahut.

Mbështetësit e tij e shohin si një organizëm rezistence legjitime ndaj Izraelit, të cilin e luftojnë prej vitesh. (Gyltene Sinani, TVM2)