Ekonomi

Ekonomi, hapet qendra nacionale, siguron përkrahje të ndërrmarjeve sociale

19.11.2021 16:07

Hapja e Qendrës nacionale për përkrahje të ndërrmarrjeve sociale ka për qëllim zgjidhjen e sfidave në nivel lokal në lidhje me varfërinë...

Hapja e Qendrës nacionale për përkrahje të ndërrmarrjeve sociale ka për qëllim zgjidhjen e sfidave në nivel lokal në lidhje me varfërinë, papunësinë dhe integrimin e kategorive të rrezikuara sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkrahje nga Qeveria e siguroi hapsirën e cila u financua nga mejte të Be së ,për të gjithë të interesuarit për edukim, trajnim dhe përkrahje finnaciare. 
 
"Roli kyç i ndërrmarrjeve sociale është të sigurojnë rehabilitim, ardhmëri stabile për personat me rrizik social, për personat e varur nga mjetet narkotike dhe personat me aftësi të veçnta. Këto qytetarë përfitojnë mundësi të kyçen në bashkësi, të fitojnë për ekzistencën  e tyre por edhe të kontribojnë për zhvillimin e ekonomisë lokale por edhe nacionale.”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale,
 
“Përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik këtë vit për here të  parë mundësuam përkrahje financiare prej 6 milion denarësh për realizimin e projeketeve për ndërrmarësi sociale dhe më gëzon fakti që në thirrjen publike u paraqitën 69 aplikime ndërsa fondi mund të sigurojë 90 përqind nga buxheti ipërgjithshëm i proektit.”, tha Fatmir Bytyqi, zvkryeministër për çështje ekonomike.
 
“Të gjitha institucionet treguan kohezion, bashkëpunim që të krijojnë kushte për uljen e parabrazisë. Në këtë  qendër krijohen mundësi për zhvillim dh epërkrahje ët ndërrmarrjeve sociale në RMV.”, tha Shtefen Hudolin, sektori për bashkëpunim i BE-së.
 
Ndërrmarjet sociale do të jenë pjesë  e zhvillimit urban dhe do të kontribojnë në zhvillimin e bashkësive lokale u tha me këtë  rast. 
 
FLUTURA LATIFI