Maqedoni
Furnizim me 23 makineri me vlerë mbi 1 milion euro, projekt i financuar nga FITR në koordinim me OEM
19.11.2021 16:42
TM" Shtip, "Agro-Bar" Vinicë, "Bratstvo Inoks" Ohër dhe "Rade Koncar TEP" Shkup, siguruan 23 makineri...

TM" Shtip, "Agro-Bar" Vinicë, "Bratstvo Inoks" Ohër dhe "Rade Koncar TEP" Shkup, siguruan 23 makineri dhe pajisje shtesë të financuar nga një grant nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik me vlerë gjysmë milioni euro me mbështetjen e Bankës Botërore, dhe i koordinuar nga Oda Ekonomike.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kapaciteteve teknologjike dhe produktivitetit të katër kompanive, zvogëlimi i kostove dhe rritja e konkurrencës së tyre për eksport përmes prokurimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve të reja.
“Kjo është mundësi reale për t'u ndihmuar kompanive vendase në drejtim të përmirësimit të konkurrencës së tyre eksportuese, përmirësimit të produktivitetit të tyre si dy procese kyçe që janë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së vendit”, u shpreh Dr. Darko Llazarov nga Oda Ekonomike.
Buxheti i përgjithshëm i saj është 1,088,536 euro, nga të cilat 40 për qind ishte ndihmë e pakthyeshme nga Fondi për invovacion teknologjik , ndërsa fondet e mbetura janë bashkëfinancuar nga kompanitë.
Nga OEM shtuan se ata ishin përgjegjës edhe për përcaktimin e kontratave për prokurimin e makinerive dhe pajisjeve, si dhe për zbatimin e plotë të këtyre kontratave duke paguar shumën e rënë dakord për secilën makinë dhe pajisje, si dhe sigurimin e saj në procesin e instalimit.
SEDAT SELIMI
