Maqedoni

Proceset gjyqsore, Janakievski rrezikon paraburgim të ri

19.11.2021 17:00

Nën shoqërimin e avokatit të tij mbrojtës,pas tre viteve paraburgim shtëpiak, ish Ministri, Mile Janakievski...

Nën shoqërimin e avokatit të tij mbrojtës,pas tre viteve paraburgim shtëpiak, ish Ministri, Mile Janakievski i akuzuar për disa vepra penale paraqitet në senacë gjyqësore pa shoqërimin e policisë.
 
Kjo pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit ku Janakievskit pas disa anksave me radhë i zvendësohet masa e paraburgimit shtëpiak me masa të tjera kujdesi.
 
Vendimi i Gjykatës së Apelit akoma nuk ka arritur deri tek palët në procedurë. Mbrojtja e Janakievskit e përshnëdeti vendimin e Gjykatës së Apleit për të cilin tha se janë të habitur, nga që ankesa e njejtë me të njejtën përmbajtje disa herë ishte refuzuar nga Apeli.
 
Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska ka paralajmëruar kërkesë për paraburgim të ri i cili do të jetë për rastin "Organizatorët e dhunës në Kuvend" ku Janakievski nga Gjykata e shkallës së parë u dënua me 6 vite e tre muaj burg.Edhe atëherë Ruskoska kishte kërkuar paraburgim efektiv përshkak të rrezikut për arratisje por trupi gjykues kishte vlersuar se Janakievski mund të qëndrojë në paraburgim shtëpiak.
 
Kërkesa e Ruskoskës për paraburgim do të dorëzohet në gjykatë në momentin kur ajo të pranojë vendimin zyrtarë nga Gjykata e Apelit. Me vendim  e ri të Gjykatës së Apelit ,Janakievski mundet që lirshëm të dalë jasht qytit të Shkupit. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI