Maqedoni
Covid 19: 11 viktima, 444 infektime të reja në 24 orë
19.11.2021 17:17
11 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...
3 persona të vdekur janë nga Shkupi, dhe nga një fatalitet është regjistruar në Manastir, Veles, Kavadar, Krushevë, Prilep, Probishtip, Radovish, dhe Shtip.
Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, ka 5 persona të paraqitur me datë vdekje nga 9 deri 16 nëntor.
1 prej tyre vdiq në shtëpi e 4 në spital. Nga 2.938 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 444 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 190.
Janë regjistruar edhe 467 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.352 raste aktive.
