Maqedoni

Maqedoni e Veriut – Poloni, nevojitet intensifikim i marrëdhënieve biznesore

19.11.2021 17:34

Energjetika, minierat, turizmi, bujqësia dhe ekologjia janë fushat në të cilat ka potencial të madh për intensifikimin...

Energjetika, minierat, turizmi, bujqësia dhe ekologjia janë fushat në të cilat ka potencial të madh për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo u kostatua gjatë forumit të biznesor Maqedoni-Poloni në Shkup në të cilën u nënshkrua memornadum për bashkëpunim.
 
Dy vendet nuk kanë çështje të hapura dhe raportet e mira janë bazë e shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve tregtare.
 
“Duam të punojmë së bashku për konkurreshmëri më të madhe në rajon sepse sot tregu global është i vështirë për t'u përfituar. Po kërkojmë një lloj sinergjie dhe jemi të sigurt se së bashku do t'ia dalim. Shkëmbimi tregtarë I ynë nga 2015 është shtuar dhe është katërfishuar, gjë që është shumë e rëndësishme. Duhet të ulemi së bashku në tryezë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për rajonin tonë, për ekonominë polake dhe atë të Maqdedonisë”, u shpreh Kshishtof Drinda nga agjencia polake për ivnestime.
 
“Me këtë memorandum ne duam të inkurajojmë bizneset për shkëmbime më të mëdha, por edhe më të balancuara, duke plasuar më shumë nga produktet tona atje, si dhe të inkurajojmë kompanitë për investime si atje edhe këtu. Shkëmbimi ynë tregtar në vitet e fundit është rritur ndjeshëm dhe zhvillohet në një nivel prej rreth 300 milionë euro në vit, por eksportet tona në krahasim me importet polake janë katër herë më të ulëta”, theksoi drejtori i agjencisë për investime dhe promovim të eksportit Dejan Pavleski.
 
Forumi biznesor u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare që ka në Maqedoninë e Veriut, Presidenti polak, Anzhej Duda.
 
ZEKIRIJA MEXHITI