Botë

Shqipëri: 502 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

19.11.2021 18:44

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 502 qytetarë...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 502 qytetarë, si dhe kanë humbur jetën shtatë pacientë.
 
Janë kryer 2841 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki:
201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.
 
Janë 8,247 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
 
Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
 
Statistika (19 Nëntor 2021): Raste të reja ditore 502; Të shëruar në 24 orë 611; Të shtruar në spitale 153; Humbje jete në 24 orë 7; Testime ditore 2841; Testime totale 1,364,952; Raste pozitive 195,523; Raste të shëruara 184,247; Raste Aktive 8,247; Humbje jete 3,029.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4426; Fier 726; Gjirokastër 521; Berat 456; Shkodër 451; Durrës 450; Vlorë 339; Elbasan 350; Korçë 222; Lezhë 173; Dibër 70; Kukës 63./Top Channel