Maqedoni

Takimi Zaev-Gashi: Nuk ka marrëveshje konkrete, bisedimet vazhdojnë

19.11.2021 19:05

Pa marrëveshje konkrete për koalicionim qeveritar ka mbaruar takimi mes krytarit të LSDM-së Zoran Zaev...

Pa marrëveshje konkrete për koalicionim qeveritar ka mbaruar takimi mes krytarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të Alternativës Afrim Gashi.  Bashkëpunimi me Alternativën në të ardhmen është I mundur tha Zaev.
 
Në takimin që zgjati më tepër se dy orë është biseduar kryesisht për tema dhe aspirata programore. Vendi ndodhet para një momenti tepër të rëndësishëm siç është marrja e datës për fillim të bisedimeve në dhjetor, tha Zaev, andaj nevojitet përgjegjësi nga të gjitha partite politike në vend. 
 
“Ftesa ynë është që Alternativa të bëhet pjesë e qeverisë. Targeti para neve janë zgjedhjet e rregullta, e jo të jashtëzakonshme.  Në këtë drejtim edhe LSDM por edhe parnerët tanë të tjerë do të duhet ti shqyrtojmë të gjitha aspektet të cilat sot i biseduam. Për detajet e aspekteve në qoftë se vazhdojnë bisedimet ne do të ndajmë me opinionin. Por pritet prej partnerëve që jo vetëm LSDM të bën lëshime, por të bëjnë edhe tjerat. Nuk po mendoj këtu vetëm për BDI-në , por edhe për të gjithë parnerët tjerë të koalicionit”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. 
 
Nga ana tjetër kryetari i Alternativës Afrim Gashi tha se ende nuk kanë marrë një ofertë konkrete për kyçje në qeveri. Ai tha se për ata e rëndësishme është të ketë marrëveshje fillimisht për konceptin se si shteti të del prej krizës. 
 
“Ne duam të dimë se cili është roli I Alternativës . Ne nuk do të futemi asnjëherë në qeveri , në asnjë qeveri nëse nuk mund ti realizojmë interesat e përgjithshme të shtetit dhe të qytetarëve, të shqiptarëve dhe në fund edhe të partisë politike Alternativa, për të cilin natyrisht që mendojmë se I duhet vendit, i duhet shqiptarëve, i duhet të gjithë qytetarëve, për shkak se është i projektuar, i menduar që të jetë në funksion të qytetarëve”, theksoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi.
 
Gashi dhe Zaev paralajmëruan se do të vazhdojnë të zhvillojnë bisedime, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen e duhur. Kreu I Alternativës Gashi tha se partia e tij në qoftë se kyçet në qeveri kërkon garanca se marrëveshja për bashkëpunim do të zbatohet në përpikmëri. 
 
Temat që u hapen sot para se gjithash janë programore. Për shkak se janë të rëndësishme aspiratat programore të Alternativës, të cilat janë të rëndësishme. Dhe për mua është kënaqësi që bashkëpunimi i mundhsëm i ardhshëm të jetë i defninar  në principe programore, duke e ditur sfidat që nap resin në vitin 2022, 2023, 2024. Këto principe programore ashtu siç do ti diskutojmë, poashtu edhe do ti kumtojmë.
 
Por kryesisht bëhet fjalë për poroblematikën e prbaruesve, për problematikën e zonave më pak të zhvilluara siç janë Likova, bëhet fjalë për problematika të kategorive të rënduara sociale të qytetarëve dhe më vjen mirë që punohet për të gjithë qytetarët. Të gjitha këto punë duhet ti shqyrtojmë, ti definojmë dhe ti bëjmë pjesë e Qeverisë”.
 
ERSAN PAJAZITI