Botë

PE e mbështeti procesin e njohjes së shtetit palestinez

17.12.2014 15:11

Parlamenti Evropian miratoi rezolutë në të cilën shfaq mbështetje parimore për procesin e njohjes së shtetit palestinez...

Teksti nuk përmban apel deri te vendet-anëtare të bashkimit Evropian ta njohin shtetin e Palestinës, siç kërkuan disa grupe politike në PE.
 
Deputetët evropianë apeluan për ripërtëritjen e procesit paqësor izraelito-palestinez, i cili cili duhet të sjellë deri në zgjidhjen e konfliktit dhe ekzistimin e dy shteteve.
 
Rezoluta ishte votuar me 498 vota "për" dhe 88 "kundër".
 
PE nuk ka ingerenca që ta njohë shtetin palestinez. Vendimi i këtillë është i vendeve-anëtare të BE-së. Rezoluta është sinjal simbolik ndaj vendeve-anëtare të Unionit./mia