Holandë, disa të plagosur në protestat kundër izolimit
Masat e reja të izolimit...

Masat e reja të izolimit kundër pandemisë kanë nxitur protesta të dhunshme në Holandë.
Gjatë protestave të dhunshme në Roterdam polocia ka plagosur shtatë persona dhe të paktën 20 u arrestuan.
Në Roterdam u shpall gjendje e jashtëzakonshme ndërsa stacioni kryesor i trenit u mbyll. Protestuesit hodhën gurë dhe mjete tjera të forta dhe u vunë flakën makinave të policisë.
Qindra protestues u mblodhën për të shprehur zemërimin e tyre. Javën e kaluar Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi gjatë periudhës së fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me virusin korona.
Masa përfshin mbylljen e restoranteve dhe dyqaneve më herët ndërsa ngjarjet sportive duhet të zhvillohen pa praninë e publikut. Edhe në Hagë ka pasur protesta të dhunshme.
