Blaszczak, Bjellorusia ka ndryshuar taktikën me migrantët

20.11.2021 14:11

Bjellorusia ka ndryshuar taktikat e nxitjes....

Bjellorusia ka ndryshuar taktikat e nxitjes së krizës me migrantë duke dërguar grupe më të vogla në disa pika kufitare, ka deklaruar  Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak.

Rojet kufitare polake raportuan se grupe më të vogla, prej dhjetëra migrantësh, kanë provuar që në mënyrë të jashtëligjshme të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë autoritetet polake thanë se kanë vërejtur edhe një turmë prej 200 personash të pajisur me gurë dhe gaz lotsjellës. 

“Nuk ka dyshim se këto sulme janë të drejtuara nga shërbimet bjelloruse” - thotë minsitri polak.