L.Q “Avaja”, protesta kundër brutalitetit policorë ndaj romëve
Nën moton “Marshimi për Drejtësi”, Lëvizja Qytetare “Avaja”....

Nën moton “Marshimi për Drejtësi”, Lëvizja Qytetare “Avaja” organizoi marshin protesutes për rastin e brutalitetit policor në Manastir në të cilin një polic është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e gjysëm burgim, pasi që Gjykata e shkallës së parë konstatoi dhunën e ushtruar.
Tani L.Q. “Avaja” kërkon që Gjykata e Apelit të konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe i dënuar të vuaj dënimin me burg, ndërsa rastet e tilla të mos përseriten kurrë.
“Kërkojmë drejtësi për Manastirin, kërkojmë drejtësi për Nevzatin. Aktjgjykimi i shqiptuar i gjykatës së shkallës së parë për herë të parë përcaktoi 1 vjet e gjysëm paraburgim për policin i cili ushtroi dhunë dhe brutalitet fizik ndaj një romë. Andaj ne tani realisht presim që Gjykata e Apelit të konfirmojë aktgyjkimin e shkallës së parë dhe e njëjta të jetë e plotëfuqishme. Nëse aktgjykimi po ndryshohet ne do të oganizojmë edhe marshe tjera protestuese, pasi që kemi vendosur të qendrojmë jo vetëm pas këtij, por pas çdo romë i cili do të ballafaqohet me brutatalitetin policor” – tha Marija Sulejmanova nga L.Q. “ Avaja”.
Marshi protestues i Lëvizjes “Avaja” filloi nga Gjykata Penale dhe vazhdoi deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
Organizatorët thone se gjithnjë e më të shpeshta janë rastet e brutatlitetit policor ndaj romeve kudo në vend.
Ata thonë se nuk kanë statistik të saktë se sa mund të jetë realisht ky numër, por brutaliteti policor ndaj tyre duhet ndërpritur njëherë e përgjithmonë. (Rexhep Qamili, TVM2)
