VMRO-DPMNE, AlternAtivA të mos bëhet pjesë e qeverisë aktuale

20.11.2021 15:17

Pas takimit të së premetes të kreut të Alternativës, Afrim Gashi me kryemisnitrin Zoran Zaev...

Pas takimit të së premetes të kreut të Alternativës, Afrim Gashi me kryemisnitrin Zoran Zaev, VMRO-DPMNE e ka ftuar partinë Alternativa që të mos bëhet pjesë e qeverisë aktuale. Sipas kësaj partie, Altenativa duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Nëse Alternativa mendon se duhet të jetë pjesë e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe gjithë asaj që ata mbajnë si bagazh pas vetes, krim, korrupsion dhe varfëri atëherë vërtetë na vjen keq. Alternativa ka dy opsione, njëri është ta dëgjojnë zërin e qytetarëve të cilët në këto zgjedhje lokale zëshëm ju kundërvunë politikave të LSDM-së dhe BDI-së ose të shkojë pas garës për pozita dhe të shkrihet në mjedisin kriminel të Zaevit” – tha Marija Mitev nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së pushteti aktualisht po mbahet në bazë të një deputeti të kidnapuar të cilit po i dështon arsyetimi për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Sa i përket dorëheqjes së Zoran Zaevit, kjo sipas VMRO-DPMNE-së nuk nënkupton largim të zaevizmit, pasi Zaev dëshiron të largohet duke vendosur piunët e tij që do ti implementojnë politikat e tij, të cilat po e fundosin shetin që aktualisht përballet me krizë ekonomike, energjetike, shëndetësore dhe inflacion.

LSDM, shumica parlamentare në proces të rritjes

Por nga LSDM vlerësojnë se shumica stabile parlamentare do të ishte në interes të qytetarëve, ndërsa i pyetën deputetët e partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleancën për Shqiptarët dhe të Majtën: çfarë kanë kundër që punëtorëve, që të fitojnë të dielën si ditë jo pune? Pse bllokohen ndryshimet ligjore me të cilat 4.700 nxënës do të merrnin vendime pune, apo propozimligjin për shlyerjen e kamatave për 150 mijë qytetarë. Ndërsa sipas tyre opozita me siguri do të bllokojë edhe rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë nga janari 2022. Opozita nuk kujdeset për të drejtat e punëtorëve, thonë nga LSDM.

“Ju jeni të etur për pushtet që e dëshmuat me sjelljen tuaj ditëve të kaluara. Zgjedhjet lokale përfunduan, nuk ia dolët të siguroni kvorum për të votuar mosbesim ndaj qeverisë të udhëhequr nga LSDM, ndërsa shumica jonë parlamentare është në proces të rritjes, prandaj ndërpritni me taktikat e lira politike, hiqni bllokadat që i vendosni në kontinuitet, këtë e kërkuan këtyre ditëve edhe sindikatat të cilat kërkuan miratimin e ligjeve në interes të punëtorëve” – deklaroi Millan Zhivkoviq nga LSDM.

Ndërsa “E Majta”, sërish ka përsëritur qëndrimin se vazhdojnë betejën kundër qeverisë, e sidomos kundër LSDM-së e cila sipas tyre e ka kidnapuar hapsirën e majtë politike pa të drejtë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)