RMV, shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve
Në ditën ndërkombtëtare të fëmijëve....

Në ditën ndërkombtëtare të fëmijëve, më të vegjëlit shpalosën brengat e tyre: pabarazinë, diskriminimin dhe dëshirën për përfshirjen e mendimeve të tyre në vendimarrjet politike.
Ata kërkojnë nga autoritetet që të trajtohen në mënyrë të barabaretë dhe të shihen si pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
“Këtë e organizojmë që t'ju themi fëmiëjve se nuk janë vetëm, dhe se të drejtat tona duhet të respektohen dhe zëri ynë të dëgjohet” – tha nxënësja Shejdija Neziri.
“T'ju tregojmë gazetarëve, qeveritarëve se edhe ne kemi mendime të cilat duhet të na i dëgjojnë. Edhe ne i shohim problemet” – u shpreh nxënësja Stefanija Petkova.
“Të gjitha këto duhet të ndryshohen dhe të pranojmë se të gjithë jemi të barabartë, pa marrë parasysh si dukemi dhe çfarë gjuhe flasim. Duhet të gjejmë mënyrë që të shoqërohemi dhe të jemi bashkë” – deklaroi nxënësja Edina Miftarovska.
Brengosëse për më të rriturit paraqet edhe dhuna ndaj fëmijëve.
“Dhuna në çdo formë duhet ndaluar. Në familje, në shoqëri, në rrjetet sociale. Çdokund duhet ti themi stop. Andaj kërkojmë nga ju, të rriten vetëdijet për dhunën online, tek arsimtarët, familajarët dhe punonjësit social. Krijoni mekanzima për të raportuar dhunën. Neve fëmijëve na duhet shoqëri ku do të jemi të respektuar, vlerësuar dhe fortë të trajtuar” – theksoi nxënësja Erza Rustemi.
Në forumin e organizuar për ditën ndërkombëtare të fëmijëve, shefi i shteti Pendarovski kërkon nga instiucionet të punonjë në zgjidhjen e problemeve të fëmijëve dhe të të rrinjëve.
“Apeloj deri tek instiucionet kompetente, të mos lejojmë që asnjë fëmijë të ngelet në rrugë, jashtë sistemit arsimor, i margjinaluzar apo i keqërdorur” – u shpreh Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Me rastin e ditës botërore të fëmijëve, kryemisnitri Zoran Zaev me porosi se investimi në shëndetin dhe gjendjen e mirë të fëmijëve është investim për shoqërinë dhe ardhmërinë.
Fëmijët ishin pjesë e prioriteteve të qeverisë, ka thënë Zaev në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja e arsimit Carovska, premton investim në kontinuitet për rininë, sidomos në fushën e arsimit bashkëkohor.
“E dëgjojmë zërin tuaj dhe mundohemi të ndërtojmë mësim inkluziv dhe kualitativ. Investojmë tek rinia, tek shkenca dhe krijojmë bazë të fuqishme të shoqërisë, që kujdeset për të gjithë, dhe shoqëri të rritjes dhe zhvillimit ekonomik” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.
Për një të ardhme më të mirë për fëmijët, nevojitet energji dhe përkushtim, thotë Patricia Di Xhovani, nga UNICEF.
“Fëmjët duan një shoqëri më të mirë. I dëgjova të rinjtë këtu. Mendoj se në fjalimet për arsimin, ambientin jetësor dhe përmirësimin e mënyrës së jetesës, nga askush nuk mund të thuhen më mirë se nga ato” – deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it në RMV, Patricia Di Xhovani.
Sipas Di Xhovanit, pandemia ka lujatur rol negativ në psiqikën e fëmijëve dhe apeloi të bëhet kujdes i shtuar në zhvillimin normal mendor të tyre. (Nermin Mulak I – Fejzullahu, TVM2)
