Qeveria, të hënën vendimi për masat e reja kufizuese

20.11.2021 15:56

Të hënën pritet që qeveria të marrë vendimin....

Të hënën pritet që qeveria të marrë vendimin për propozim-masat e Komisionit për Sëmundje Infektive me të cilat kërkohet që punonjësit e sektorit publik të dorëzojnë certifikatë për vaksinim, test negativ me harxhime të tyre ose certifikatë për infektim.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se këto masat duhet të zbatohen, ndërsa sindikatat thonë se testimi nuk duhet të jetë në xhep të punonjësve.

Për këto propozim-masa do të bisedohet në mbledhjen e Shtabit të Krizës dhe më pas në Qeveri.

Por misnitri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se parashihet që të punësuarit të cilët refuzojnë të vaksinohet do të duhet të paguajnë vetë testin.