Kumanovë: Sektori për tatime , do të zvogëllohet vlera e hapsirave të oborreve

20.11.2021 16:13

Ndryshimi i ligjit për tatime të pronës...

Ndryshimi i ligjit për tatime të pronës ka mundësuar zvogëlimin e paraparë të vlerës së caktuar të tokës në të cilin gjendet objekti i banimit. Shi për këtë arsye qytetarët duhen të drejtohen në Sektorin për Tatime dhe Taksa pranë komunës së Kumanovës për të rregulluar dokumentacionin.

Nga ky sektor njoftojnë se qytetarët e Kumanovës përpos që duhet të plotësojnë kërkesën, duhet të paraqesin edhe fletëpronësin dhe vërtetimin për pronën që e posedojnë. 

“Në pajtim me ndryshimin e ligjit që ka hyrë në fuqi nga data 06.07.2021, e që ka të bëjë me pjesën e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Tatimin e pasurisë, ku hapësira e oborrit, respektivisht toka në të cilin gjendet objekti i banimit sipas ligjit të ri zvogëlohet 50%, dhe sipas shkallës së përcaktuar me vendim të këshillit komunal prej 0,1% kjo do të thotë zvogëlim i tokës së caktuar për 50% respektivisht sipas shkallës prej 0,5%. Për gjithë këtë qytetarët duhet të drejtohen tek ne në Sektorin për Tatime dhe Taksa që gjendet përballë Stadiumit të Qytetit në Zyrën numër 3 për të plotësuar kërkesën të cilës i bashkangjitet edhe fletëposedimi dhe vërtetimi për pronën me të cilën disponojnë me çka ligjërisht edhe ne e vërtetojmë”, tha mes tjerash, Nenad Stojanovski, udhëheqës i Sektorit për Tatime e Taksa pranë komunës së Kumanovës.

Njëkohësisht Sektori për Tatime dhe Taksa pranë komunës së Kumanovës,  njofton se qytetarët e Kumanovës janë taksa pagues të rregullt. Vetëm këtë vit janë kryer pagesat e rrethë 80% e tatimeve dhe taksave të ndryshme, që e rradhit Kumanovën për nga pagesa e tatimeve menjëher pas qytetit të Shkupit, njoftojnë nga Sektori për Tatimet dhe Taksa pranë komunës së Kumanovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)