Maqedoni

Në Bit pazar policia sekuestroi 350 mijë mjete të llojllojshme piroteknike

17.12.2014 15:27

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aktivitetet e vazhdueshme në pikëpamje të parandalimit të shitjes...

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aktivitetet e vazhdueshme në pikëpamje të parandalimit të shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në dy tezga të improvizuara në Bit pazar ka gjetur dhe ka sekuestruar rreth 350 mijë copë mjete të ndryshme pirokoteknike.
 
Në javën e kaluar duke vepruar në kuadër të këtij lloji të aktiviteteve Njësiti për tregti ilegale - Sektori për tregti ilegale me armë dhe materie shpërthyese konfiskoi rreth 50 mijë copë mjete të ndryshme piroteknike. Me këtë rast, kumtoi sot MPB-ja, kundër personave tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike do të ngriten kallëzime përkatëse.
 
Sipas treguesve statistikorë, gjatë 11 muajve të kaluara të vitit 2014 me procedurë penale janë sekuestruar 221.908 copë kapsolla si dhe 4.558 raketa dhe 1.770 fishekzjarre. Mbi bazë të procedurës kundërvajtëse  -10.841 ose gjithsej mbi 230.000 copë kapsolla./mia