MPB, kryerrje kriptovalutash në hekurudha
Policia ka arrestuar dy të punësuar....

Policia ka arrestuar dy të punësuar në ndërmarrjen Hekurudhat e MAqedonisë-Transporti pas një denoncimi se po gërmonin kriptovaluta në një zyrën, konfirmoi Ministria e Brendshme.
“Inspektorët e Njësitit për Krime Ekonomike në SPB Shkup dhe zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Aerodrom dje kanë arrestuar M.U (63) dhe D.P (38), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale, shpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Rasti është denoncuar në Ministrinë e Brendshme nga një menaxher i kompanisë, pasi ka konstatuar konsum më të madh të energjisë elektrike për shkak të të cilit dyshohet se ka gërmuar kriptovalutash.
“Pas kallëzimit nga një drejtues i kompanisë, sipas të cilit në një zyrë të pajisur me kompjuterë, ku kishte disa punonjës, ka konstatuar konsum më të madh të energjisë elektrike për çka dyshohet se është gërmuar kriptovaluta, policia dhe oficerët kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi kanë marrë masat për veprimet kanë arrestuar dy punonjësit e Hekurudhave, të cilët po përdornin zyrën, ku dhoma është vulosur. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, bëjnë të ditur nga MPB.
