Kumanovë, Covid-19: Vaksinimi po realizohet pa pengesa
Vaksinimi i qytetarëve të rajonit të Kumanovës...

Vaksinimi i qytetarëve të rajonit të Kumanovës me vaksinat Anti-Kovid, deri më tani po rrjedh pa pengesa dhe pa ndërprerje, i njejti po realizohet në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, edhe atë çdo ditë pune në dy ndrrime si dhe gjatë ditës së shtunë.
“Deri tash ne si punkt kemi injektuar mbi 91.000 doza të vaksinave anti Covid, prej tyre 46.000 qytetarë kanë pranuar dozën e parë, me dozën e dytë janë vaksinuar 45.000 persona, kurse me dozën e trtetë kemi të vaksinuar mbi 3.500 qytetarë, ku pacienti më i ri ka qenë një 18 vjeçar. Interesim për vaksinim kemi njëashtu edhe tek personat e moshës nga 12 deri 18 vjeçare ku shifrat arrijnë në 3.500 të vaksinuar”, tha për TVM 2, Valdrin Miftari, Koordiantor në Pikën e Vaksinimit në Kumanovë.
Me paralajmërimin e masave të reja rritet interesimi për vaksinim
Me paralajmërimin e masave të reja shtrënguese me qëllim parandalimin dhe përhapjen e Virusit Korona, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë për programin tone deklaruan se dukshëm është rritur interesimi i qytetarËve për të pranuar dozën e parë.
“Ne si punkt vaksinimi vërejmë se është shtuar numri i qytetarëve që janë të interesuar për të marrë dozën e pare të vaksinës, konkretisht bëhet fjalë për persona të moshave më të reja dhe një përqindje e lartë e cila është realizuar javën e fundit bëjnë pjesë kryesisht dozat e para që u janë dhënë këtyre qytetarëve. Mund të themi se me paralajmërimin e masave të reja vetëm javën e kaluar regjistruam mbi 500 doza edhe atë si doze e parë, pra një numër i konsiderueshëm dhe sigurishtë se shumë më i lartë se javët tjera”, - u shpreh për TVM 2, DR. Monaliza Mehmeti, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit -Kumanovë.
Ndryshe në rajonin e Kumanovës aktualisht raste aktive me Virusin Korona kemi mbi 300 qytetarë, kurse fatkeqësisht deri më tani që nga fillimi i Pandemisë, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur mbi 500 qytetarë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
