Mickovski, VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme
Mickovski përsërit kërkesën për zgejdhje të parakohëshme...

Kryetari aktual i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen te organet partiake. Poashtu Zaev ka thënë se kryetari i ri i partisë duhet të jetë kryeministër i ri i vendit.
Por Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk është i sigurtë se kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të japë dorëheqje, pasi siç tha ai, Zaev shumë herë ka ndryshuar qëndrimet.
“Sa i përket asajë se a do të jep dorëheqje Zoran Zaev nuk do të dëshiroja të komentojë, sepse shum herë në të kaluarën ka thënë por është tërhequr e lëmë që ai të vendosë. Ka thënë disa herë se do të bëjë shumë punë, por fatkeqësisht nuk bëri asgjë, kështu që ta presim të martën, kanë mbetur edhe dy ditë, do të shohim se çka do të ndodhë” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski.
Mickovski njëherit përsërit kërkesën për zgejdhje të parakohëshme parlamentare. Deri të marten pritet edhe partia Alternativa të vendosë nëse do të bashkangjitet shumicës parlamentare LSDM-BDI, ose do të mbetet në opozitë.
Nga Alternativa kanë thënë se aktualisht pjesëmarrjen ose jo në qeveri, po e shqyrtojnë në organet partiake, ku ekzistojnë qëndrime të ndara pasi ka zëra brenda partisë që insistojnë në ruajtjen e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
