Buxheti në Ministrinë e Transportit për vitin 2022, Boçvarski: Pjesa më e madhe e buxhetit për projekte kapitale
Projektet për gasifikim dhe ndërtimi i rrugëve....

Projektet për gasifikim dhe ndërtimi i rrugëve hekurudhore dhe infrastrukturave komunale janë në fokus të projekteve buxhetore për vitin e ardhshëm në Ministrinë e transportit dhe Lidhjeve. Për projekte kapitale janë paraparë 10.8 miliardë denarë.
Ministri i Transporti, Bllagoja Boçvarski premtoi se faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa thotë se buxheti përqëndrohet në hekurudhën me Bullgarinë, ndërtimin e rrugëve nga korridori 8 dhe 10 D si the realizimi i tubacioneve të gazjellësit, Shkup-Tetovë-Gostivar dhe atij Negotinë-Prilep -Manastir.
“Përmes resurseve energjetike nacionale po përgatitet procedurë për ndërtimin e inter - konektorit me Greqinë ndërsa presim që vitin tjetër të shpallet edhe thirrje publike për performancën e këtij inter-konektori mes RMV-së dhe Greqisë. Po ashtu në pjesën e gasifikimit, në fazën përfundimtare është projekti për gazsjellës magjistral prej Gostivarit në Kërçovë dhe prej Velesi në Sveti Nikollë” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
246 milionë denarë planifikohen për ndërtimin e transportit të shpejtë për udhëtarët në të gjithë qytetin e Shkupit. Boçvarski fton kreun e Shkupit të mos heq dorë nga ky projekt, sepse sipas tij, dobitë janë në zhbllokimin e trafikut dhe në zvogëlimin e ajrit të ndotur. Procedura e tenderit për këtë projekt është në zhvillim e sipër, thotë ministri Boçvarski.
“Numri më i madh i automjeteve që lëvizin nëpër qytert janë automjete të pasagjerëve dhe kjo arrin dikund 80%. Për këtë vlerësojmë se ky koncept i ri i transportit do të ketë ndikim në uljen e përdorimit të automjeteve si dhe në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup. I bëjmë thirrje qytetit të Shkupit ta rishqyrtojë vendimin sepse secila shmangie nga ky lloj transporti, nuk do të sjell transport më efikas në qytet” – u shpreh Boçvarski.
426 milionë denarë janë paraparë për sistem të kanalizimeve dhe ujësjellësve ndërsa 70 milionë denarë për linja ajrore. Janë siguruar edhe 20 milionë denarë për projekte në komunat ku jetojnë banorët e nacionalitetit rom. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
