Sindikati i pavarur akademik, arsimi i lartë me probleme të shumta
Arsimi i lartë në vend përballet me probleme të shumta....

Arsimi i lartë në vend përballet me probleme të shumta thonë nga sindikati i pavarur akademik. Këtë e bazojnë në një hulumtim të tyre që konstaton rënie të kualitetit të arsimit, ndërsa pandemia i ka kontribuar kësaj rënie.
“Shteti duhet të planifikojë por edhe të investojë më shum në arsimin e lartë dhe sidomos në shkencë. Sidomos duhet investuar më shum te kuadrot e rinjë që aktualisht bëhen pjesë e akademisë në të gjitha universitetet” – tha profesori Petar Arsov.
Poashtu hulumtimi konstaton kushte jo të mir apër punë, paisje të pa mjaftueshme, financim jo i mjaftueshëm i vendeve të reja të punës dhe mungesë e praktikës së studentëve.
“Puna praktike e studentëve është e pranishme vetëm në ato programe arsimore në të cilat është pjesë integrale, por nuk është fare e praishme në programet tjera mësimore. Profesorët rekomandojnë që të jetë obligative në të gjitha programet mësimore” – u shpreh profesoresha universitare, Bojana Naumovska.
Në anketë kuadri akademik e thekson kualitetin e ulët në arsim por edhe mjetet e pa mjaftueshme për rroga dhe hulumtime shkencore. (Rexhep Qamili, TVM2)
