OBSH e shqetësuar me pandeminë në Evropë, në disa qytete masat kundërshtohen me protesta
Deri në mars të vitit që vjen...

Deri në mars të vitit që vjen, në Evropë mund të ketë gjysëm milion të vdekur nga virusi korona, nëse nuk merren masa urgjente thonë nga OBSH.
“Shumë vende menduan se pandemia përfundoi kur përfundonte vetëm një valë, vaksinat, dozat e treta, maskat, protokollet, të gjitha këto duhet të bazohen në gjendjen brenda një vendi” – tha Hans Kluge nga OBSH.
Por derisa OBSH kërkon shtrëngim të masave në disa vende evropjane përfshirë Kroacinë, Austrinë dhe Holandën po mbahen protesta pikërisht kundër masave shtrënguese dhe vaksinimit të detyruar.
“Dje nuk munda të shkoj në punë sepse nuk kamë vërtetim kovid, ndërsa të tjerët të cilët kanë dhe mund ta bartin virusin u lejuan të hyjnë. Të gjitha kufizimet që i vendosën nuk kanë kurrfarë kuptimi. Pjesa më e madhe janë edhe kundër ligjore” – tha një qytetarë.
“Po luftoj për këtë vend dhe lirinë e qytetarëve, që tani është mohuar me këto vërtetime për aksinimin e detyruar. Nuk mund të shkoj në postë nuk mund ti marr dokumentet që më duhen. Në fakt ata më detyrojnë të vaksinohem, por nuk dëshirojë kjo nuk do të ndodhë” – tha një qetër qytetarë.
Në Hagë protestuesit protestuesit janë përleshur me policinë.Njoftohet për të lënduar dhe të arrestuar.
“Jam i shqetësuar sepse këto janë grupe kriminale kjo nuk është protestim, qëllimi është të sulmohet policia, të maltretohen policët dhe zjarrëfikësit” – u shpreh një zyrtarë policor.
Në botë deri tani kanë vdekur mbi 5 milion njerëz nga virusi korona, ndërsa ky numër vazhdon të rritet. (Rexhep Qamili, TVM2)
