Bullgari, mbahen sot zgjedhjet presidenciale

21.11.2021 16:20

Në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale....

Në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti aktual, Rumen Radev, po shihet si favorit për shkak të qëndrimit të tij kundër korrupsionit.

Radev nuk arriti të fitonte shumicën në votimin e rundit të parë që u zhvillua fundjavën e kaluar. Ai fitoi 49 për qind të votave krahasuar me 23 për qind sa fitoi Anastas Gerdzhikov, rektor i Universitetit të Sofjes.

Për të fituar në rundin e dytë, një kandidati i duhet vetëm një shumicë e thjeshtë votash. Ndërkohë Gerdjikov, mori vetëm 23% në raundin e parë, rektori i Universitetit të Sofjes mbështetet nga partia GERB e ish-kryeministrit konservator Bojko Borisov, e cila doli afër e dyta në zgjedhjet e përgjithshme. Gerdjikov pritet të marrë mbështetje të fortë edhe nga pakica turke, që përbën rreth nëntë përqind të popullsisë shtatë milionëshe të Bullgarisë.