ISMF Kozle, në trajtim 40 fëmijë me “Covid 19”

21.11.2021 16:40

Në Institutin për Sëmundje të Mushkrive për Fëmijë në Kozle....

Në Institutin për Sëmundje të Mushkrive për Fëmijë në Kozle, aktualisht janë hospitalizar 40 fëmijë të prekur me virusin korona. Katër janë në gjendje më të rëndë klinike, dy binjakë në moshën një muajshe janë në mbështetje të oksigjenit, pasi që kanë probleme me frymarrjen, thonë mjekët e kësaj klinike. 

Ata thonë se lloji i fundit i virusit korona është më i rrezikshëm për fëmijët shkollor, respektivisht mjekët kohëve të fundit vërejnë rritje e numrit të fëmijëve të infektuar dhe komplikime më serioze tek fëmijët të cilët ndjekin procesin-edukativo arsimor dhe që janë me obesitet.

“Aktualisht po shohim se me virusin korona më së shumti infektohen fëmijët  shkollor ose fëmijët pak më të rritur. Në të shumtën e rasteve tek këta fëmijë paraqitet gjendje më e rënd klinike. Këtu janë hospitalizuar gjithësej 40 fëmijë, 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë klinike, prej të cilëve dy binjak në moshën një muajshe janë me mbështetje të oksigjenit” – u shpreh Ivana Arnaudova, mjeke në ISMF – Kozle.

Mjekët u apelojnë prindërëve dhe përfaqësuesëve të institucioneve arsimore që gjatë periudhës së dimrit të bëjnë kujdesje maskimale ndaj fëmijëve të tyre duke mbajtur maskën dhe distancën brenda ose jshtë shkollave të tyre, të bëjnë kontrolle mjekësore në rast se vërejnë simptomat e virusit korona dhe mënjëherë të izolulojnë fëmijët e tyre nga bankat shkollore.

“Me uljen e temperaturave dhe qendrimit më të gjatë në ambientet e mbyllura nëpër shkolla kuptohet se jemi duke e pritur që të rritet numri i të infektuarëve me llojin e ri të virusit korona edhe te rastet me infekcionet raspiratore” – tha Arnaudova.

Në ëef-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë qendron se prej fillim të pandemisë  me virusin korona janë infektuar rreth 9.800 fëmijë në moshën prej 10 deri më 19 vjeç dhe rreth 3.000 fëmijë të tjerë nën moshën 9 vjeç.

Nga Instituti për Sëmundje të Mushkrive për Fëmijë në Kozle shprehen të gatshëm për t’u përballur edhe me fluks eventual më të madh të infektuarëve. (Rexhep Qamili, TVM2)