Efikasiteti në punën e gjyqësorit, Beqiri: Organet e gjyqësorit s'janë të reformuara

21.11.2021 17:02

Pakënaqësitë nga mungesa e efikasitetit....

Pakënaqësitë  nga mungesa e efikasitetit në funksionimin e sistemit gjyqësor vazhdojnë të jenë aktuale. Eksperti juridik Mutasin Beqiri thekson se problemet me gjyqësorin trashegohen  dhe vijojnë në vazhdimsi pa marrë parasysh se kush e mban pushtetin.

Ai thotë se organet e gjyqësorit vazhdojnë të mbeten të kapura dhe nuk e kryejnë punën e tyre. Kjo dëshmohet nga mungesa e epilogut në shumë lëndë gjyqësore të ngritura shumë më herët dhe ende janë të papërfunduara.

“Gjyqësori në RMV është i kapur, këtë e kam thënë në ish garniturën politike kur menaxhonte VMRO-DPMNE po e them edhe tash se fillojnë rastet në mënyrë pompoze, nisin bomba e gjykime dhe më në fund nuk ka përfundim, nuk ka epilog dikush në mënyrë selektive, dikush gjykohet e dënohet dhe nuk shkon në vuajtje të dënimit dhe rastet tjera heshten.  Organet e gjyqësorit jamë shumë pesimiste se e bëjnë punën e tyre. A zbatohet ligji mbi konfiskimin e pasurisë dhe cili është ai që ka vuajtur dënim dhe dhe i është konfiskuar pasuria, asnjë. Problemi është tek organet që janë të kapura nga organi i ekzekutivit” – deklaroi eksperti juridik, Mitasin Beqiri.

Efikasiteti në punën e gjyqësorit, Beqiri: Mekanizmi i duhur për zgjidhje, vetingu

Vendimet e organeve gjyqësore duhet të jenë konform ligjit, shton më tej profesor Beqiri, i cili thotë se nuk mundet që organi të jetë mbi ligjin. Kërkon që reformat të zbatohen në praktikë.

“Jo, ska reforma . Kur e kthen disa vite prapa del se të gjitha janë fella e tretë e cila është më e rëndë ,gjyqësori nuk ka ndryshime.Nuk mund të flasim për reforma kur mënyrën se si zgjidhen dhe emërohen nuk respektohet ligji .Ajo është e shkruar në mënyrë taksative mirëpo nuk rrespektohet rregullativa ligjore” – thotë eksperti juridik, Mitasin Beqiri.

Beqiri është i mendimit se shkarikimi i gjykatësve duhet vazhdojë edhe më tej dhe të funksionojë vetingu. Duke pasur parasysh historikun e prokurorisë speciale ,thotë se zgjidhja e vetme e problemeve të gjyqsorit është gjykata speciale me seli në qendrat evropiane. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)