Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Radev gjasa të mëdha të rizgjidhet president

21.11.2021 17:14

Bullgarët votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve....

Bullgarët votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president. Rezultatet e rrethit të parë, mbështetja politike dhe anketat, e nxjerrin favorit presidentin aktual Rumen Radev. Por Radev gjatë fushatës ka paralajmëruar se nuk do të ketë derë të hapur për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE deri sa nuk pranohen kushtet e palës bullgare.

Borisov: Radev i prishi marrëdhëniet me fqinjët

Por Ish-kryeministri bullgar dhe lider i GERB, Bojko Borisov e akuzoi Radevin, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet e Bullgarisë me të gjithë fqinjët. Nga vendi më i preferuar në Ballkan, Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë, thekson Borisov sipas të cilit është e turpshme Radev të shkojë në takimet e krerëve të NATO-s, ta udhëheqë nismën “Tri detëra” dhe të thotë më pas, se Krimea i takon Rusisë.

Borisov është shprehur i habitur edhe që kandidati potencial për kryeministër të Bullgarisë, Kirill Petkov, qëndron pranë Rumen Radevit.

Megjithate shpresat e autoriteteve në Shkup janë te qeveria e re në Sofje, me në krye partinë “Vazhdojmë me ndryshime” dhe kryeministrin potencial Kirill Petkov, i cili ka paralajmëruar një dinamikë dhe qasje të re në bisedimet rreth kontesin me Maqedoninë e Veriut.

Edhe Maqedonia edhe Shqipëria presin që në samitin e ardhshëm të BE-së në dhjetorë ku do të diskutohet edhe për zgjerimin të marrin datën për fillimin e bisedimeve, por që të ndodhë kjo nevoitet heqja e vetos bullgare përkatësisht marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)