Nxënësit vijojnë mësimin me libra të dëmtuara, librat e fotokopjuara,opcion i vetëm për shkollat

21.11.2021 17:49

Libra të grisura, të dëmtuara....

Libra të grisura, të dëmtuara, të shkruara me stilolaps. Kjo është gjendja që mbretëron pothuajse në të  gjitha shkollat fillore në vendin tonë.

Nxënësit janë ata që përjetojnë vështërsi të mëdha gjatë procesit mësimor dhe janë të detyruar ti fotokopjojnë pothuajse të gjitha librat ose të shkruajnë diktimet e arsimtarëve.

Në disa raste nxënësit përdorin edhe goolge për të përvetësuar kapitujt që u mungojnë në librat e tyre.

“Shumë arsimtar në mungesë të  librave na diktojnë dhe nga ajo që shkruajmë në fletore, ne e mësojmë mësimin siç e shifni i kemi shum librat e të pëshkëllira, me fleta të grisura dhe kjo paraqet problem sepse edhe ne si nxënës duhet ti kemi të gjithë librat sepse kemi shumë lëndë, katërmbëdhjetë” – tha një nxënës.

“Kemi shkuar në fotokpje dhe i kemi fotokopjuar vet , shum libra janë gejografi, histori, matematikë” – tha një tjetër nxënës.

“Mua kur më mungon ndonjë libër përdor google, p.sh e shkruaj matematikë shkenca dhe prej aty marrë mësimet” – u shpreh nxënësi.

 Librat zëvendësohen çdo pesë vite thonë nga Drejtoria e shkollave, andaj mundohen që nxënësve që vijnë nga kategori të rrezikuara sociale  tua fotokopjojnë librat.

“Çdo libër që sjell MASH libër të ri e dimë që ka fat pesë vjeçar të përdoret dhe pastaj bëhet kërkesë në Ministri, dhe i njejti nëse i ka skaduar afati zëvendësohet,  nëse jo vazhdon ashtu dhe ne mundohemi që fëmijët fotokopjojmë për nxënës të caktuar libra por edhe prindërit vullnetarisht” – u shpreh Drejtori i SH.F “Bedri Tahiri”, z. Neimi.

“Librat me të vërtetë janë shumë të dëmtuara konkretisht në lëndën e gejografisë ka libra të dëmtuar shum . Ato libra që i kemi janë të shkruara mungojnë shum fletë prej tyre. Kemi ndoshta edhe nxënës që nuk kanë mundësi me i fotokopju sepse nuk bisedojmë vetëm për një lëndë janë pesëmbëdhejtë lëndë dhe pa libra ne nuk mundemi të punojmë” – tha arsimtarja Medina Selimi.

Nga MASH  në vazhdimsi kanë premtuar se ky problem do të gjejë zgjidhje, dhe se drejtoritë e shkollave janë të obliguara të paraqesin numrin e librave të dëmtuar që do të zëvendësohen. (Flutura Latifi, TVM2)