Maqedoni
SHF “Imri Elezi”, pjesë e projektit “Të gjithë jemi një”
17.12.2014 16:09
Shkolla Fillore “Imri Elezi” në bashkëpunim me Organizatën “OHO”, gjatë vitit shkollor do të realizojë projektin “Të gjithë jemi të njëjtë”...

Shkolla Fillore “Imri Elezi” në bashkëpunim me Organizatën “OHO”, gjatë vitit shkollor do të realizojë projektin “Të gjithë jemi të njëjtë”, projekt ky i cili është ndarë në katër kampanja, kjo e sotmja ishte për “Të drejtat dhe përgjegjësitë”, ku nxënës nga klasa e parë deri në të pestën kanë prezantuar vizatime po me këtë temë.
“Kjo kampanjë ishte për të drejtat dhe obligimet, apo më konkretisht vizatimet, ku ishte tema për të drejtat dhe obligimet. Në bashkëpunim me një shkollë partner edhe ata i dorëzuan punimet, me atë që duhet të cek që të gjithë nxënësit e çdo klase duhet të përfshihen në këto kampanja, do të thotë në katër aktivitete, dhe prej atyre disa nxënës janë përfshirë në kampanjën e parë dhe deri në fundvit, në katër kampanja do të përfshihen edhe nxënësit e tjerë”- deklaroi drejtoresha e Shkollës Fillore “ Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku.
Përveç ekspozitës me vizatime, në këtë event kishte edhe një program të përgatitur nga nxënësit, ndërkohë që në fund u zgjodhën edhe tre vizatimet më të mira.
Kjo ka qenë një nga katër kampanjat në kuadër të projektit “Të gjithë jemi të njëjtë”, që do të realizohen deri në fund të vitit, ndërkohë që kampanja e dytë, ndryshe nga kjo, do të jetë me lojëra sportive.
VALIDE LIMANI
