Prokuroria Publike, tentim atentati ndaj një prokurori në Çegran

21.11.2021 18:31

Prokuroria Publike ka njoftuar....

Prokuroria Publike ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm, në ora 05:30 në fshatin Çegran është kryer një tentim atentat ndaj një prokurori publik.

“Gjatë mëngjesit të sotëm, në ora 05:30 në fshatin Çegran, Gostivar, është kryer përpjekje për vrasje të prokurorit publik të Prokurorisë Publike Gostivar. Prokurori publik është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin mjekësor në klinikat e Shkupit. Prokurori publik është sulmuar me thikë duke iu shkaktuar plagë në gjoks. Prokuroria Publike ka ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se atentati ndaj prokurorit publik ndërlidhet me rastin që figuronte në raportin e sotëm policor ku ishin arrestuar tre persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Që të tre ishin arrestuar pasi kishin sulmuar me mjet të mprehtë, ku siç sqarojnë nga Prokuroria Publike, ka qenë thikë. Atentatorë janë N.S. dhe B.F., ndërsa kanë sulmuar prokurorin me iniciale H.I.