KSL, me rritjen e pagës minimale të rriten gjitha pagat

21.11.2021 18:47

Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski...

Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski, kërkon që me rritjen e pagës minimale të rriten edhe rrogat tjera në raport me koeficientin e kompleksitetit.

Nëse paga minimale është 15.000 denarë, atëherë mësimdhënësit duhet të marrin 37.000 denarë thot Ralpovski, i cili ka reaguar edhe ndaj masave të reja që janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai thotë se vaksinimi duhet të jetë në mënyrë vullnetare dhe jo i obligueshëm ndaj të gjithë të punësuarve.

“Ajo që është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht ministri Venko Filipçe është krejtësisht antikushtetuese dhe diskriminuese. Punonjësit e sektorit publik apo çdo punëtor nuk mund të shantazhohen për t’u vaksinuar për të gjetur një vend pune. Është e ndaluar me Kushtetutë, është e ndaluar me ligj, në fakt Këshillin Evropian, që është institucioni më i vjetër evropian, ka miratuar një rezolutë në të cilën thuhet se vaksinimi duhet të jetë vullnetar”, është shprehur Ralpovski.

Ai kërcënohet me masa radikale nëse vaksinimi do të bëhet i obligueshëm ose për të bërë PCR test me vet-pagesë për të shkuar në punë.

“Mund të nisin protestat, mund të nisë edhe greva. Sindikata është një organizatë e bazuar në solidaritet. Besoni këtu se edhe kolegët që janë vaksinuar i kundërshtojnë këto masa, sepse mendoj se është ç’njerëzore të detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është e përcaktuar me ligj”, tha Ralpovski.