Maqedoni

Parashikimi i motit

22.11.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm..

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje nga mesi i ditës në perëndim të vendit. Gjatë natës reshjet do të zgjerohen në pjesët e tjera të vendit, ndërsa më të theksuara do të jenë në pjesët perëndimore.
 
Gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga -2°C deri në 15°C kurse në vendet malore temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.
 
Në Shkup pritet mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri 1°C, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë 12°C.
 
Edhe gjatë ditëve në vazhdim do të ketë mot me temperatura të ulëta dhe me vranësira.