Maqedoni
160 shoferë të sanksionuar në Shkup, 65 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
22.11.2021 09:39
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 160 gjoba

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 160 gjoba, nga të cilat 65 gjoba u shqiptuan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 18 për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë për përdorim të celularit gjatw vozitjes, gjashtë për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
