Maqedoni

113 vjet shkruajmë njësoj: Shqiptarët festojnë 22 nëntorin, ditën e alfabetit

22.11.2021 09:16

Shqiptarët festojnë sot , një nga ngjarjet më e rëndësishme historike në fillimet e shekullit 20, Ditën e Alfabetit...

Shqiptarët festojnë sot , një nga ngjarjet më e rëndësishme historike  në fillimet e shekullit 20, Ditën e Alfabetit, unifikimin e shkronjave shqipe 113 vjet më parë në Manastir.
 
Në Kongresin që u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908,  morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.
 
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres. Kjo ngjarje i parapriu  shpalles së Pavarësisë së trojeve shqiptare  më 28 Nëntor 1912.
 
Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër. Dje atje u zhvillua panel diskutimi “Kauza arbëreshe për gjuhën shqipe dhe albanologjinë” , që u mbajt  në kuadër të manifestimit “ Ditët e Alfabetit” që organizohet tradicionalisht nga ITKSH.
 
Me mbështetje edhe të   Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, sot institute mban manifestimin final për nder të kësaj dite që shënon njëkohësisht edhe 14-vjetorin e  ITShKSh.
 
GJithashtu sot ndahet edhe cmimi shtetëror  “22 nëntori”, që sivjet vlerëson punën dhe kontributin për gjuhën shqipe të shkrimtarit Fejzi Bojkut dhe drejtorit të agjencisë për gjuhët, politologut Ylber Sela.