Botë

Covid 19: Ashpërsohen masat, Austria në izolim të plotë; Masat e reja anticovid, protesta në shumë qytete europiane

22.11.2021 11:08

Nga sot Austria është në izolim të plotë. 8.9 milionë banorë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia...

Nga sot  Austria është  në izolim të plotë. 8.9 milionë banorë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç nëse duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme dhe të ushtrojnë.

Restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet jothelbësore do të jenë të mbyllura. Masat izoluese do të zgjasin deri më 12 dhjetor edhe pse autoritetet thanë se do t’i rivlerësojnë pas dhjetë ditësh.

Javën e kaluar, Austria u bë shteti i parë në Evropë që e bëri të detyrueshëm vaksinimin. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt.

Masat kundër koronavirusit nxitën kundërshti dhe protesta, mbi 30,000 persona protestuan në Vjenë gjatë fundjavës. Të dielën, rreth 6,000 persona protestuan në Linz.

Protesta të dhunshme kundër masave në fundjavë kishte në mbarë Europën. Në Holandë ku u vendos izolim i pjesshëm 3 javor , policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq këta të fundit hodhën gjësende të forta drejt zyrtarëve policorë.

Të paktën katër protestues janë plagosur.