Maqedoni
Kovid 19, sot vendoset për masat e reja
22.11.2021 11:28
Shtabi i krizës sot vendos nëse do të pranojë ose jo rekomandimin e KSI-së...

Shtabi i krizës sot vendos nëse do të pranojë ose jo rekomandimin e KSI-së, pra nëse punonjësit e administratës pubike do të shkojnë në punë me vërtetim vaksinimi të paktën me një dozë apo me test negative.
Nëse Shtabi i krizës e pranon rekomandimin, të njëjtin ia dorëzon në formë të propozimit Qeverisë e cila duhet të sjellë vendim në seancën e nesërme. nga KSI dhe MInistria e Shëndetësisë, arsyetuan masën me faktin se punonjësit e vaksinuar mbrojnë kolegët e tyre dhe palët me të cilat kanë punë nga përhapja e Covid 19.
Nga Sindikatat masa e paralajmëruar u vlerësua si “detyrim për t’u vaksinuar”. Por ditë më parë ministri Filipce sqaroi se administratorët mund të zgjedhin nëse do të vaksinohen apo do të dorëzojnë në punë çdo javë test negativ për Kovid-19, të cilin do duhet ta paguajnë vetë.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 18 fatalitete më I riu në moshë një 35 vjecar nga Shkupi me sëmundje të tjera shoqëruese, 389 të infketuar të rinj, edhe 317 të shëruar. Aktualisht në vend ka 8.535 raste aktive.
