Maqedoni
22 nëntori, politika uron ditën e alfabetit të gjuhës shqipe
22.11.2021 12:03
Nuk kanë munguar as urimet në këtë ditë feste...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, thotë se gjuha është vegël e fuqishme e cila bashkon njerëz, bashkon ide dhe mundëson bashkëpunim dhe kuptohet përparim dhe zhvillim intelektual, kulturor dhe artistik të një populli, por mbi të gjitha, është shenjë identiteti për një popull dhe Republika e Maqedonisë së Veriut është vend në të cilin kultivohen dhe respektohen të gjitha dallimet.
Ditën e alfabetit, gjithashtu e ka uruar edhe kryeministri Zaev. Të festojmë dhe urojmë dallimet etnike dhe gjuhësore të shoqërisë sonë si përparësi e jona, si pasuri e jona, shkruan Zaev.
