Maqedoni

Vaksinimi anticovid, vetëm 38% e qytetarëve të vaksinuar me dy doza

22.11.2021 12:20

1.675.793 doza vaksinash janë aplikuar aktualisht në vend...

Deri më 21 Nëntor, me to janë vaksinuar 822.751 qytetarë. Prej tyre, 789.905 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë  63.137 qytetarë.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 57% e qytetarëve mbi 40-vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
 
Përfshirja e vaksinimit me një dozë e popullatës mbi 18 vjec është 58%, me dy doza janë përfshirë 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç.
 
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e popullsisë së përgjithshme është e vaksinuar, 38% kanë marrë dy doza të vaksinave.