Bullgari, Radev rizgjidhet president, apel qeverisë: Pozicione të njejta ndaj RMV-së
Bullgaria i ka besuar një tjetër mandat Rumen Radevit në krye të Presidencës...
Kundërshtarja e tij Anastasia Gertzhikov, fitoi 31-33% të votave. Në deklarimin e tij të parë pas fitores së mandatit të dytë, Radev potencoi se qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet nacionaliste, veçanërisht kur pengu është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bullgarëve përtej kufirit.
Gjithsesi përvec kësaj fjalie, Radev nuk dha sqarime apo detaje të tjera se si parasheh të vazhdojë mardhëniet mes dy vendeve. Pritet tashmë me interes se në cfarë drejtimi do të shkojë qeveria e re, nëse arrin të formohet.
Ka gjasa që atë ta përbëjnë “Vazhdojmë me ndryshimet“, “Bullgaria Demokratike”, Partia Socialiste Bullgare dhe “Ka një popull të tillë”.
Liderët e të gjitha këtyre partive shprehën gatishmëri që menjëherë të fillojnë negociatat për formimin sa më të shpejtë të qeverisë politike, e cila do të zëvendësojë kabinetin teknik të Stefan Janevit që u propozua nga Radev.
Kiril Petkov i cili është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, paralajmëroi qasje krejtësisht të re në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në të cilën dominante do të jetë ekonomia e jo historia.I pyetur nëse Bullgaria do të heqë veton e saj më 14 dhjetor, Petkov nuk pranoi të jepte përgjigje specifike, por tha se duhej bërë një “proces pune” dhe se pa të nuk mund të flitet për rezultatin përfundimtar.
