Botë

ShBA, makina hyn mes turmës së njerëzve, 5 të vdekur

22.11.2021 12:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, kur një person drejtoi makinën  mes turmës së njerëzve duke lënë 5 persona të vdekur dhe 40 të tjerë të lënduar.

Sipas mediave makina hyri me shpejtësi  mes paradës së Krishtlindjeve në qytetin e Uaukesha, në perëndim të Miluokit. makina goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.

Policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar.

Deri tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi. Pjesë e hetimit është bërë edhe FBI.