Futboll

Agim Ibraimi futbollist i vitit

17.12.2014 16:23

Mirënjohja e vërtetë në duart e vërteta. Futbollisti I Mariborit slloven dhe reprezentacionit të Maqedonisë, Agim Ibraimi...

Mirënjohja e vërtetë në duart e vërteta. Futbollisti I Mariborit slloven dhe reprezentacionit të Maqedonisë, Agim Ibraimi, edhe një herë rrëmben titullin e më të mirit. Kësisoi, Federata e Futbollit të Maqedonisë, futbollistin në fjalë e ka shpallur për futbollist më të mirë për vitin të cilin së shpejti do ta lëm pas, 2014.
 
Agim Ibraimi nderohet me këtë titull për herë të dytë, si futbollist më I mirë I Maqedonisë, fal lojërave të shkëlqyeshme në petkun e Mariborit në Ligën e Kampionëve dhe reprezentacionit futbollistik të Maqedonisë, për ndeshjet e karaktereve të ndryshme.
 
“Vunderkindi” i Vardarit të Shkupit, Jasir Asani I cili po luan jashtëzakonisht mirë në dy fronte, përfshirë edhe reprezentacionin e Maqedonisë U-21, do të nderohet me titullin futbollist më I mirë I vendit për të rinj, me ç`rast para këtij djaloshi është një karierë fantastike.
 
Nga ana tjetër, Borçe Manevski isht futbollisti i Rabotniçkit të Shkupit do të stoliset me titullin futbollist më I mirë vendor, ndërkaq traineri I po këtij ekipi, Igor Angelovski falë titullit të dyfishteë në kuadër të kampionatit dhe kupës së Maqedonisë, mer titullin trajner i vitit.
 
Te gjinia më e bukur futbolliste më e mirë për vitin 2014, do të shpallet Natasha Andonova.
 
Të gjitha këto shpërblime do të ndahen më 23 dhjetor të vitit në vijim, në mbrëmjen solemne të cilën do ta organizon shtëpia numër një e futbollit në vend, FFM-ja. 
 
SAMI ADEMI