Maqedoni

Radev për kontestin me RMV-në: Nuk heqim dorë nga interesat kombëtare

22.11.2021 14:42

Presidenti aktual bullgar Rumen Radev është zgjedhur edhe një mandat për të ushtruar funksionin e kryetarit të shtetit...

Presidenti aktual bullgar Rumen Radev është zgjedhur edhe një mandat për të ushtruar funksionin e kryetarit të shtetit, duke fituar kështu në rrethin e dytë të zgjedhjeve prsidenciale kundër kandidatin e tij Anastas Gergjikov. Në fjalimin e parë të tij pas fitores, Radev ka folur edhe për raportet me Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht për kontestet mes dy vendeve fqinje. Politikanëve të cilët duhet ta formojnë qeverinë i porositi që të mos ndalin angazhimin në ruajtjen e identitetit dhe historisë bullgare.
 
“Qeveria e re nuk duhet të zhvendoset nga pozicionet nacionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për identinetin bullgar dhe historinë si dhe të drejtat e bashkëqytetarëve tanë jashta kufijve.”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
 
Kryeministri Zoran Zaev ka uruar presidentin bullgar Radev për fitoren  dhe është shprehur se janë dakorduar që  RMV dhe Bullgaria do të vazhdojnë dialogun për të gjetur zgjidhje në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane. Edhe Maqedonia edhe Shqipëria presin që në samitin e ardhshëm të BE-së në dhjetorë ku do të diskutohet edhe për zgjerimin, të marrin datën për fillimin e bisedimeve, por që të ndodhë kjo nevojitet heqja e vetos bullgare, përkatësisht marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU