Maqedoni
Zbatimi i arsimit mediatik në shkolla, aftësim i të rinjve për të dalluar të vërtetën nga trillimi
22.11.2021 15:01
Në shkollat fillore dhe të mesme do të zbatohet arsimimi mediatik i të rinjëve...

Në shkollat fillore dhe të mesme do të zbatohet arsimimi mediatik i të rinjëve, projekt i cili do t’u mundësojë të rinjëve të zhvillojnë mendimin kritik medial dhe të aftësohen për të dalluar të vërtetën nga trillimi që nga bankat shkollore. Gjatë periudhës së ardhshme mësimdhënësitë do të ligjerojnë arsimimin mediatik si temë e veçantë gjatë orëve të mësmit të gjuhës amë. Këtë risi arsimore e parasheh projekti i përbashkët i Agjenconit Amerikan IREX, USAID, Instituti Maqedonas për Media, Ministrina e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
“Të gjitha analizat tregojnë se lufta kundër dezinformatave dhe propagandës do të jetë e sukseshëme vetëm nëse i arsimojmë të rinjtë të cilët do të kenë mendim kritik ndaj përmbajtjeve mediatike.”, tha Mihajlo Lahtov nga USAID.
“Detyra kryesore e këtij projekti është që të rinjtë në shkolla fillore dhe ato të mesme të përfitojnë njohuri të duhura prej fushës së arsimimit mediatik dhe mendimit kritik ndaj informacioneve ku do të jenë pjesë e programit arsimor. Poashtu gjatë pesë viteve të ardhshme do ti trajnojmë edhe gjithë arsimtarët dhe do ta zhvillojmë dhe avancojmë programin “mësojmë dhe të dalojmë”.”, tha Biljana Petkovska nga Instituti Maqedonas për Media.
Projekti për arsimimin mediatik është pjesë e reformave në arsim. Përfaqësuesitë e Byros së Zhvillimit të Arsimit nuk kanë dyshime se ky koncept do të kontribuojë për ngritjen e arsimit cilësor dhe do të jep rezultate të mira.
“Për herë të parë inkorporojmë standarde të larta nacionale për arsimin fillor në të cilin përcaktohen qartë njohurit dhe kompetencat që nxënësitë në fund të shkollës fillore do të duhet ti përfitojnë. Në këtë program janë kyçur kompetencat kryesore për të mësuarit gjatë gjithë jetës i cili njëkohësisht është edhe propozim në rekomandimin e Këshillit Europian.”, tha Zeqiria Hasipi, drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Prezantimi i projektit për arsimimin mediatik u bë gjatë shënimit të javës së arsimimit mediatik që do të zgjatë deri më 29 nëntor. Qëllimi është që vendi të arrijë të krijojë gjenerata të shëndosha të cilët do të arrijnë të dallojnë informatën nga dezinformata, të sillen me respekte dhe vëmendje të plotë në rrjetet socaile, të mbrojnë privatësinë e tyre dhe të tjerëve për rreth në rrjetet sociale, të mendojnë mirë para se të thonë ose shkruajnë diçka në mënyrë publike.
REXHEP QAMILI
