Kongresmenët amerikanë: RMV e Shqipëria në BE, siguri për rajonin

22.11.2021 15:10

Uilliam Keating dhe Claudia Tenny...

Uilliam Keating dhe Claudia Tenny, dy anëtarët republikanë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, kërkojnë që Bullgaria që deri në fund të vitit ,  të zgjidhë çështjen e vetos për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, e që penalizon edhe Tiranën.

“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” thuhet në letrën që  ata i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Uashington Tihomir Stoychev. 

Ata paralajmërojnë se vonesa në anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të lejojë ndikime anti-evropiane në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.

“Ne besojmë se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe për të gjithë komunitetin transatlantik” thuhet në letër.

Ju bëjmë thirrje që të arrini një zgjidhje përfundimtare për këtë mosmarrëveshje dypalëshe, e cila do t’i lejojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë negociatat e tyre për anëtarësim në BE përpara përfundimit të vitit.

Shpresojmë që të lini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të dy vendeve  në Bashkimin Evropian” mbyllet letra.