Botë

Dita e alfabetit, asnjë shënim zyrtar në Shqipëri

22.11.2021 16:27

Shqipëria po e kalon në heshtje të plotë 22 nëntorin 1908, ditë kur Kongresi i Manastirit, miratoi alfabetin e Gjuhës Shqipe....

Shqipëria po e kalon në heshtje të plotë 22 nëntorin 1908, ditë kur Kongresi i Manastirit, miratoi alfabetin e Gjuhës Shqipe.
 
Asnjë prej institucioneve si Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë, nuk ka organizuar asnjë aktivitet, ndërsa e pyetur lidhur me këtë ditë, Ministria e Kulturës, ka bërë të ditur Muzeu Kombëtar ka planifikuar një ekspozitë në Maqedoninë e Veriut.
 
Në rrjetet sociale të zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë, duke nisur nga presidenti i Republikës, Kryeministri, kryetari i opozitës, apo ministrja e Kulturës, nuk rezulton asnjë urim me rastin e kësaj dite të rëndësishme për kombin shqiptar.
 
Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike Luan Përzhita, sqaroi se përkujtimi i alfabetit Shqip është bërë disa ditë më herët në Shkup, ndërsa sqaron se vitin e ardhshëm kremtimet do të bëhen në Shqipëri.
 
LULJETA NDOKA