Maqedoni
Covid 19, 13 viktima, 155 infektime të reja në 24 orë
22.11.2021 17:10
13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 4 persona të vdekur janë nga Velesi, 3 nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një fatalitet është regjistruar në Prilep, Manastir, Shtip, dhe Kriva Pallankë. Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital.
Nga 1. 179 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 155 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 113. Janë regjistruar edhe 387 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.290 raste aktive.
