Maqedoni

Ligji për përdorimin e gjuhëve, Jashari: Ka ende probleme në implementim

22.11.2021 17:45

Gjithnjë tendenca ka qenë barazi e plotë gjuhësore, kjo është edhe intenca e ligjit për përdorimin e gjuhëve....

Gjithnjë tendenca ka qenë barazi e plotë gjuhësore, kjo është edhe intenca e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Por profesori Adnan Jashari, i cili ka marr pjesë në përgaditjen e ligjit, pranon se i njejti ka dispozita që nuk janë shumë të qarta dhe paraqesin rrezikshmëri për pavarsinë gjuhësore, por rrethanat kanë imponuar që e gjithë procedura të jetë e shpejt. Jashari thotë se ligji nuk ka përkufizime si për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, por pranon se ka probleme gjatë implementimit të tij. Lidhur me dilemat se sa zyrtare është gjuha shqipe në RMV, Jashari thotë se në rethana kur ligji imponon institucionin që të kujdeset për përdormin e gjuhës, as që mund të diskutohet për gjuhë jozyrtare.
 
“Dispozitat fillestare për përdorimin e gjuhës janë shumë të qarta, barabarsi e plotë në pushtetin shtetëror, Qeveri, Kuvend e tjera. Ligji për përdorimin e gjuhës në as një mënyrë nuk bën përkufizime të përdorimit të ligjit të gjuheve edhe në mardhëniet ndërkombëtare. Le hapsirë që përmes interpretimit gjuha shqipe megjithatë të përdoret edhe në mardhëniet ndërkombëtare.”, tha Adnan Jashari. profesor universitar.
 
Shqipja gjuhë zyrtare, Grubi: Implementimi i ligjit, obligim institucional
 
Edhe zv kryeministri i parë Artan Grubi thotë se gjuha shqipe është zyrtare dhe  të gjitha institucionet shtetërore e kanë detyrim ligjor përdorimin e saj.
 
“Në si politik-bërës ndërtojmë politikat, zbatimin e bën Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Inspektorati për përdorimin e gjuhës shqipe. Inspektorati në përputhje me Ligjet aktuale është në rindërtim e sipër për arsye se për të rindërtuar apo për të promovuar një inspektor të vetëm duhen trajnime 12 mujore në përputhje me Ligjin. Është process dhe unë besoj se edhe gjyqësori edhe prokuroria do ta adresojnë përdorimin e gjuhës shqipe  sepse e kanë detyrim ligjor. Uroj që të kenë kapacitetet e nevojshme për ta zbatuar atë. E në qoftë se nuk I kanë, ne jemi në proces të angazhimit të 160 përkthyesve në kuadër të Ministrisë për Sistem Politik.”, tha zv kryeministri i parë Artan Grubi.
 
Edhe në studimin “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të ligjit të përdormit të gjuhëve”, të botuar nga Agjencia për Përdorimin e Gjuhëve, elaborohet qartë se një shtet multietnik si RMV, mund të operojë në mënyrë të suksesshme me të drejtat gjuhësore të komuniteteve enike joshumicë, duke promovuar shumëgjuhësinë me Kushtetutë dhe ligje si një platformë e përbashkët për aktivitete në fushën e gjyqësorit, egzekutivit dhe ligjvënësit ashtu edhe në pushtetin qëndror dhe local. 
 
“Unë e shof këtë libër si një doracak të rëndësishëm dhe substacial për të gjith qytetarët shqiptar të RMV-së sidomos për ata që punojn në institucionet shtetërore si një frymëzues dhe udhëzues për të bërë përpjekje maksimale dhe për të treguar kujdes ndaj gjuhës shqipe e cila është vulë e integritetit tonë.”, tha Ylber Sela, drejtor i AZGJ-së.
 
Ky studim do shërbejë edhe  doracak për institucionet që të tregojnë kujdes në zbatimin e ligjit të gjuhëve dhe udhëzues për të bërë përpjekje maksimale dhe për të treguar kujdes ndaj gjuhës shqipe.
 
SANIJE DURAKU